Munishi: Barazimi ishte epilog rezultat real

03 qershor 2020 | 22:04

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, pas ndeshje ka thënë se skuadra e tij ka qenë në disa raste me fat ndaj Feronikelit, por shpreson se në ndeshjen kthyese kundërshtari do të luajë lojë më të hapur.

“E kemi ditur se ata janë kampionë në fuqi dhe nuk është lehtë ndaj tyre. Madje ne patëm fat pasi Feronikeli pati 2-3 raste të na dënonte, kurse ne kishim posedimin. Mendoj se ky rezultat është real para duelit të kthimit. Shpresoj që Tovërlani mos të mbrohet njësoi si këtu edhe në Drenas, pasi do ta bëjmë ministër të Mbrojtjes (qesh)”, ka thënë Munishi. (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing…