
Munishi: Challandesi po bën filma këtu
Mirlind Daku nuk u ftua nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, për ndeshjet e Kosovës kundër Suedisë dhe Spanjës. Lojtari i cili luan te Ballkani është golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës, por nuk u pa si i nevojshëm nga trajneri zviceran për ta mbajtur repartin e sulmit.
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka përkrahur sulmuesin 22-vjeçar në deklaratën e tij, duke kritikuar Challandesin për zgjedhjen e gabuar. Sipas tij, është e pamundur që një lojtar që ka shënuar 26 gola në Superligën e Kosovës të mos thirret për ndeshjet e përfaqësueses.
Edhe Leart Paqarada u ndie i pavlerësuar nga Challandesi duke u shprehur se nuk do të vijë më te Kosova deri në momentin që do të jetë i njëjti trajner. “Një futbollist që shënon 26 gola nuk ftohet dhe vjen dikush tjetër që për sy të ballit nuk luan dot as në Superligën e Kosovës. Është tmerr. Atij zvicerani duhet t’i dhembë koka që vjen dhe bën filma këtu”, ka thënë Munishi.