Munishi: FFK-ja duhet t’i ndihmojë klubet financiarisht

22 mars 2020 | 19:31

Futbolli i Kosovës po hynë në javën e dytë të pezullimit pas përhapjes së pandemisë koronavirus i cili jo vetëm Kosovën por ka destabilizuar gjithë botën.

Sesa vështirësi ka sjellë ky virus dëshmojnë edhe klubet evropiane që tashmë janë prekur nga kriza dhe kanë nisur disa t’i përgjysmojnë rrogat e disa edhe t’i lirojnë futbollistët krejt në mungesë buxheti për t’i paguar.

Natyrisht se me një gjendje të tillë po përballën edhe klubet tona që tash për tash burimin e vetëm financiare e kanë nga donatorët, e të cilët gjithashtu po përballën me telashe pasi edhe bizneset e tyre në këtë kohë mund të mos funksionojnë si duhet dhe natyrisht nëse kjo zgjatë ata do të detyrohen të lirohen nga obligimet që kanë ndaj klubeve.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka thënë se Federata e Futbollit e Kosovës në këtë situatë duhet të ndërhyrje pasi është institucion që qëndron mirë financiarisht dhe mund t’i ndihmojë klubet që ta përballojnë më lehtë këtë krizë.

“Është e vërtetë që do të jetë krizë për klubet sepse edhe bizneset që punojnë pronarët e klubeve janë ndaluar total”, ka thënë Munishi për Zëri.info i cili e sheh se zgjidhja mbetet të Federata e Futbollit e Kosovës e cila duhet t’i ndihmojë klubet financiarisht.

“FFK-ja e ka buxhetin goxha të madh dhe duhet t’i ndihmojë klubet me mjete financiare, pra duhet të ndërtohet një plan urgjent nga FFK, përveç kësaj duhet të mendohet mirë për planin e vazhdimit te kampionatit”, ka vlerësuar tekniku prishtinas sipas të cilit jo vetëm futbolli por e gjithë ekonomia do të ketë telashe në këtë kohë pandemie.

“Kjo ndalesë e punës për shkak të virusit Covid-19 do të ketë pasoja edhe ekonomia në përgjithësi dhe normalisht edhe futbolli”, përfundoi Ismet Munishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do të karantinojë veten në…