Munishi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dukagjinit
Trajneri Ismet Munishi, ka njoftuar se ka dhënë dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Dukagjinit. Ky lajmërim i Munishit vjen si një befasi për opinionin e futbollit të Kosovës duke marrë parasysh se Dukagjini deri më tani ka arkëtuar 17 pikë dhe gjendet në pozitën e katërt. Munishi ndër të tjerash ka thënë se këtë vendim e ka marrë për arsye personale.
“Faleminderit Klinë. Rrugëtimi im te KF Dukagjini (Klinë) mbaron këtu. Për arsye personale jap dorëheqje nga posti i trajnerit. Falënderoj qytetarët e Klinës, presidentin Fabian Veseli dhe drejtorin Korab Desku! Falënderoj stafin e trajnerëve Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina! Falënderoj lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre. Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim”, ka njoftuar Munishi.



