
Munishi: Prishtina do të jetë kampione e re e Kosovës
10 maj 2021
| 14:17
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi e pranon se skuadra e Prishtinës është skuadra më e mirë në Kosovë në këtë sezon dhe shton se ata do jenë kampionët e rinj të Superligës së Kosovës.
“Në bazë të formës që ka treguar, Prishtina është skuadra më stabile në kampionatin tonë dhe ka mundur të mposhtë edhe rivalët direkt. Në fazën e fundit të sezonit ka treguar seriozitet. Në dy ndeshje që kanë mbetur, u duhet një pikë. Mendoj që nuk do e neglizhojnë. Si duket kemi një kampion të ri pas tetë vitesh, skuadrën e Prishtinës”, u shpreh Munishi.