Munishi reagon pas vdekjes së Shemit: U largua një shpirt rebel
22 dhjetor 2025
| 19:57
Trajneri Ismet Munishi ka reaguar pas vdekjes së Shemit të grupit “Ilirëve”.
Përmes një reagimi, Munishi shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shemit, duke shkruar se ai do të lë gjurmë të pashlyeshme në muzikën rok.
“U largua një shpirt rebel, një zë i lirë që nuk u përkul kurrë dhe që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën rock dhe në zemrat e atyre që e jetuan jetën pa kompromise. Kujtimi yt do të jetojë në çdo tingull, në çdo varg dhe në çdo shpirt që beson te liria dhe arti i vërtetë”, shkroi Munishi.
Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi”, ka vdekur në mënyrë të papritur. Sipas burimeve të Klan Kosovës, trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë.



