Murati akuzon opozitën për shkelje të Kushtetutës dhe bllokim të zgjedhjes së presidentit

28 prill 2026 | 13:42

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se deputetët e opozitës janë të vetmit që po e shkelin Kushtetutën e Kosovës, duke mos marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe duke bllokuar procesin institucional.

Ai u ka drejtuar me një pyetje opozitës se pse me çdo kusht po dëshironi të dërgojë përsëri vendin në zgjedhje.

“Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së presidentit. Kërkuan që një subjekt politik të mos i ketë të tri pozitat e larta shtetërore. Ua ofruam kryetarin e Kuvendit, nuk e pranuan. Ua ofruam që t’i sjellin tri  propozime konsensuale, nuk e sollën asnjë emër. Propozuam znj. Feride Rushiti, një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si Presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë. Pse me çdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje?”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka rënë në vendin e fundit…