Murati: Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti

14 nëntor 2025 | 13:07

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti.

Ai ka thënë se pensioni bazik të cilin e gjetën me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej të premtes ka theksuar se pensioni bazik procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. “Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Ngjashëm edhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit.  Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar. Qeveria për pensionistët!”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, pas fitores së balotazhit për…