Murati: Buxheti komunal për vitin 2026 arrin në 867.6 milionë euro

21 gusht 2025 | 14:49

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se buxheti komunal për vitin fiskal 2026 do të arrijë shifrën 867.6 milionë euro, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin paraprak dhe një rritje prej mbi 320 milionë euro që nga fillimi i mandatit të Qeverisë Kurti.

“Për vitin fiskal 2026, buxheti komunal do të kap shifrën 867.6 milionë euro.  Kjo paraqet një rritje të theksuar në raport me vitin paraprak, ndërsa kur e krahasojmë me fillimin e mandatit, rritja është mbi 320 milionë euro.  Vlen të theksohet se për vitin 2026 është marrë për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, gjë që rezulton me disa komuna me rënie të popullsisë. Megjithatë, si ministri jemi siguruar që asnjë komune të mos i zvogëlohet buxheti dhe të marrë së paku nivelin e njëjtë me vitin 2025, pavarësisht shifrave më të ulëta të banorëve. Qeveria për komunat!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Vigan Ademi është përforcimi më i ri i skuadrës…