
Murati: Deputetët e opozitës po e shkelin Kushtetutën
11 qershor 2025
| 11:01
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën për shkelje të Kushtetutës.
Këtë e ka arsyetuar me faktin që s’po marrin pjesë në votimin e komisionit të fshehtë.
“Duhet deputetët ta kryejnë obligimin e tyre kushtetues, të votojnë – pro, kundër ose abstenim. Që 21 herë deputetët e opozitës e shkelin Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votim”, ka thënë Murati.