
Murati: Deputetët e opozitës vijnë në seancë dhe nuk e dinë pse vijnë
23 qershor 2025
| 12:52
Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, pas dështimit të 36 të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka akuzuar deputetët e partive të tjera.
Ai ka thënë se deputetët e opozitës vijnë në seancë dhe nuk e dinë pse vijnë.
“Si çdo herë vijmë për të votuar si është edhe obligimi ynë kushtetues. Pyetjen do të duhej bërë deputetëve të opozitës që vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë. As nuk marrin pjesë në votim, as nuk e kryejnë obligimin e tyre si deputetë. Pyesni ata pse vijnë, kur nuk marrin pjesë në votim”, ka thënë Murati.