Murati: Ekonomia e vendit po vazhdon rritjen

20 shtator 2025 | 13:33

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë sot se ekonomia e vendit po vazhdon të rritet, ndërsa tha se Bruto Produkti Vendor është rritur me 4.58 për qind në tremujorin e dytë të 2025-s.

Murati në një postim në “Facebook” e quan këtë lajm të mirë për fundjavë.

“Një lajm i mirë për fundjavë. Ekonomia e vendit po vazhdon rritjen – Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025. ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes. Edhe kësaj radhe, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arkivuar barazimi në Ligën e Kampionëve, dhe Serie A…