Murati ia prezanton ambasadorit turk mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj

13 korrik 2023 | 13:08

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Gjatë takimit, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të interesit për të dyja shtetet, me theks të veçantë në investimet potenciale turke në Kosovë.

Ministri Murati prezantoi ambasadorin Angili me mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj, duke përfshirë fuqinë e re punëtore, normat e ulëta tatimore dhe sektorin bankar të avancuar.

Në anën tjetër, ambasadori Angili shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Turqisë.

Të dyja palët shfaqën interes për bashkëpunim të shtuar në fusha të ndryshme për investime të reja.

Ky takim dëshmon angazhimin e dy shteteve për të thelluar bashkëpunimin dhe për të identifikuar mundësi të reja për përparimin dhe bashkëpunimin reciprok.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ora 23:00 e natës, shoferi bën përgatitjet e fundit…