Murati: Jemi shumë afër 61-ishit, me votën e Lutfi Hazirit …

26 korrik 2025 | 14:43

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati para seancës së 53-të konstituive, tha se me patjetër duhet të formohen institucionet e vendit.

Ai thotë se deri më tani kanë 57 vota, derisa shton se me votat e Nismës, bëhen 60.

“Jemi shumë afër 61-ishit, me votat e Veton Berishës dhe Duda Balje bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do bëhem i 61-ti bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhemi 64. Pra nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të kaluar këtë ngërç, por duhet vullnet politik”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës, Sala Jashari,…