
Murati: Ka deputetë të opozitës që do të votonin për, por qëndrimet partiake s’i lejojnë
29 prill 2025
| 10:54
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se ka deputetë nga ana e opozitës që dëshirojnë që të votojnë pro Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por sipas tij një gjë e tillë nuk po u lejohet nga partitë e tyre.
“Siç e patë kemi një përsëritje të seancave të kaluara. Kjo vjen si rezultat për shkak se një pjesë e deputetëve refuzon që të votojë për Albulena Haxhiun. Konsideroj që një situatë e tillë po vjen për shkak të atyre që nuk po votojnë për dhe të njëjtit po ankohen që po ka bllokadë. Ka akuza që po kërkohet që të votohet me zor. Ne kemi dëgjuar se deputetë individualë kanë shprehur dëshirë që të votojnë për, por jam qëndrimet partiake që nuk po i lejojnë”, ka thënë Murati pas dëmshmit të seancës konstituive.