Murati kritikon opozitën: Po mbron interesat e tregtarëve

27 qershor 2023 | 20:15

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se “rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit”.

Këtë deklaratë Murati e dha duke iu referuar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ai thotë se këtë e kanë thënë tash e një kohë.

Për këtë siç thotë ai kanë propozuar Ligjin për Çmimet Tavan, por sipas tij opozita po i mbron interesat e tregtarëve.

“Prandaj miratuam edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por opozita që mbron interesat e tregtarëve e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe ligji po mbahet i bllokuar”, ka deklaruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian merr masa kundër Kosovës gjatë kësaj jave, këto…