Murati: Kurti ka ardhur në pushtet duke refuzuar procesin e dialogut

22 korrik 2021 | 08:02

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po përdor taktika që çojnë drejt dështimit procesin e dialogut.

Për më tepër, ai e quajti Kurtin politikan të status quos, e për të cilën tha se i bën dëm të madh Kosovës.

“Kurti ka ardhur në pushtet duke e refuzuar krejtësisht procesin e dialogut. Tani ai e ka strategjinë që ta dështojë dhe të mos prodhojë rezultat. Prandaj edhe përdor këto taktika që i ka bërë në funksion të sabotimit të një rezultati që mund të nxjerrë dialogu”, ka thënë ai.

Murati gjithashtu ka pohuar se Kurtit i mungon edhe guximi për të përfaqësuar një ide se si duhet përfunduar ky dialog.

Ai në Edicionin Special në “Klan Kosova” gjithashtu akuzoi edhe udhëheqësit e mëhershëm për të njëjtën gjë.

Po ashtu, Murati kritik u shpreh edhe për atë se dialogu në Kosovë shihet si një imponim nga aleatët dhe jo si një domosdoshmëri që do të zgjidhte problemet me e Kosovës me Serbinë.

“Bisedimet Kosovë-Serbi po ndodhin edhe për shkak të interesit të BE-së dhe SHBA-së që të mos bie Serbia në ndikimin rus dhe kinez”, ka thënë Murati.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë raste të reja me Covid-19 u konfirmuan të mërkurën…