Murati: LV-ja ofroi kandidat tjetër, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë për qëllim bllokimin

20 gusht 2025 | 12:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, drejtoi akuza ndaj PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe partive të tjera për bashkim në bllokimin e konstituimit të Kuvendit.

Ai  ka thënë se këto parti janë bërë bashkë për të penguar formimin e institucioneve dhe si dëshmi për këtë, sipas tij, është mosvotimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit.

Murati, i cili kritikoi edhe Gjykatën Kushtetuese, tha se opozita është e interesuar të bllokojë procesin, pavarësisht emrit të kandidatit.

“Ata janë të interesuar të bllokojnë, pavarësisht emrit”.

“Ne ofruam dikë tjetër dhe u dëshmua që ata funksionojnë bashkë me Listën Serbe”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka…