Murati mohon rritjen 100 për qind të importit nga Serbia: Shifrat po keqinterpretohen

07 korrik 2025 | 13:13

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar rreth raportimeve për rritje të importit 100 për qind nga Serbia.

Murati u shpreh se këto raportime janë lajme të rreme, derisa publikoi një grafik të importit nga Serbia përgjatë viteve dhe muajve.

“Çfarë thonë lajmet e rreme? – Importi nga Serbia rritet 100% (pa treguar fare periudhën krahasuese, apo kontekstin kohor e rrethanor). Qysh në të vërtetë është importi nga Serbia”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Ndryshe dje është raportuar se Kosova ka tejkaluar dyfishimin e importit të produkteve me origjinë serbe në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën përkatëse të vitit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosëvës, vendi ynë nga Serbia, vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti ka importuar mallra në vlerë 91 milionë euro apo 49 milionë euro (116 për qind) më shumë se në kohën e njëjtë të vitit të kaluar që ishin 42 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kosovës në futboll, Edon Zhegrova pritet të largohet…