Murati: Në vend se të flitet për platformën, flitet se kush do t’i udhëheqë bisedimet

02 qershor 2018 | 13:11

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se ka kohë që opinionit publik, qoftë nga politikanët, qoftë nga mediat, po i servohen dhe imponohen, sipas tij, jo pa qëllim tema triviale.

“Ka kohë që opinionit publik, qoftë nga politikanët, qoftë nga mediat, i servohen dhe imponohen jo pa qëllim tema triviale. Paramendojeni, në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet se kush do t’i udhëheq bisedimet. Manipulantët në këtë shoqëri kanë vendosur formën në krye të vlerave shoqërore dhe e kanë zhvendosur përmbajtjen në margjina të shoqërisë”, ka shkruar Murati në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i ri është mbytur paraditen e së shtunës në…