Murati: Nga ky muaj shërbyesve publikë u shtohen edhe 55 euro në paga

28 korrik 2025 | 15:36

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se “nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë”.

“Rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025”,  ka shkruar Murati në “Facebook”.

Më tutje, Murati ka thënë se kjo “përbën rritjen e katërt të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit”.

“Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave. Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110. Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit. Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik…