Murati njofton se studentët mund të aplikojnë në ‘E-Kosova’ për 100 eurot

09 tetor 2025 | 16:59

Deputeti i Vetëvendosjes dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë hapur aplikimet për studentët që të përfitojnë nga 100 euro, para të ndara disa ditë para zgjedhjeve lokale.

Brenda minutash platforma “E-Kosova” është bllokuar.

Postimi i plotë i Muratit në “Facebook”:

Aplikimi për mbështetjen e studentëve tashmë është i hapur në e-Kosova, tek shërbimi Familja.

📍Për shtesën e njëhershme 100 euro:

Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve (Bachelor, Master, Doktoratë) që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.

Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.

Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.

📍Për Bursën e Mobilitetit të Studentëve:

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë.

Kusht për përfitimin e Bursës së Mobilitetit është që familja e studentit/studentes të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12,000 euro.

Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes…