Murati: Nuk do të jetë e largët dita kur gjysma e qeverisë në Tiranë do të përbëhet nga kosovarët

10 janar 2019 | 23:18

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se mosdekretimi i Gent Cakajt për ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, është produkt i betejës së brendshme politike në Tiranë.

“I pështirë ekzaltimi meskin i disave në Prishtinë për këtë mosdekretim. Ndërsa sa i përket ridefinimit të kufijve me Serbinë, ai është një proces i cili drejtpërdrejt i takon Kosovës dhe qytetarëve të saj. Tirana zyrtare duhet t’i qëndrojë përkrah Prishtinës ashtu siç tradicionalisht ka bërë çdoherë dhe rrjedhimisht ministri i punëve të jashtme i Shqipërisë nuk mund të jetë bartës i këtij procesi”, ka shkruar Murati në llogrinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se nuk do të jetë e largët dita kur gjysma e qeverisë në Tiranë do të përbëhet nga kosovarët.

“Në anën tjetër po vazhdojë me u habit tashmë që disa muaj se si në Kosovë ka njerëz që më shumë e duan Leposaviqin se Preshevën. E sa për provincialistët e Bllokut në Tiranë dhe provincialistët kosovarista që iu gëzuan mosdekretimit të Gent Cakajt, ekzaltimin nuk do ta kenë të gjatë. Nuk do të jetë e largët dita kur gjysma e qeverisë në Tiranë do të përbëhet nga kosovarët”, ka deklaruar Murati.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, në një lidhje…