
Murati: Nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se kjo lëvizje nuk insiston në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.
“Por për shkak të funksionit që ato poste bartin, e që janë kruciale drejt përmbushjes së obligimeve që kemi marrë karshi votuesve. Se nuk e kemi për poste e pushtet, besoj u vërtetua me emrat e kabinetit Kurti – 2 nga ta janë emra jashtë Lëvizjes. Synimi ynë është që të krijojmë një qeveri e cila është funksionale dhe nxjerr vendin nga humnera”.
“Çdo ngutje dhe lëshim pe në këtë aspekt, e zhbën edhe vetë qëllimin e fitores së 6 tetorit. E kuptoj se shumë prej jush e prisni me padurim krijimin e qeverisë së re. Të gjithë po e presim. Por nuk duhet që dëshira e sinqertë për formim sa më të shpejtë të qeverisë të na nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe”, ka shkruar Murati në llogarinë në “Facebook”.
/Epoka e re/