
Murati: Opozita po shkel Kushtetutën – pse vijnë në seancë nëse nuk votojnë?
13 korrik 2025
| 11:10
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka folur para vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se partitë tjera pse vijnë kur ato nuk po votojnë.
Ai tha se po e shkelin Kushtetutën.
“Pse vinë nëse nuk votojnë dhe e shkelin Kushtetutën”, tha deputeti i VV-së.
Murati theksoi se Albulena Haxhiu është kandidatja që me unanimitet që është propozuar.