Murati: Pagat do të vazhdojmë t’i marrim si qeveri në detyrë

16 prill 2025 | 11:43

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati në një konferencë për medie të mërkurën është pyetur mes tjerash se si do të marrin pagat këtë muaj, si ministra, apo deputet.

Kësaj pyetje, Murati i është përgjigjur, duke cituar fillimisht Ligjin për qeverinë.

“Kur thuhet pse nuk është dhënë dorëheqja, nëse i referohemi Ligjit për qeverinë, kur flitet për përfundimin e mandatit, thuhet se mandate përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit. Funksionet e qeverisë në dorëheqje, me automatizëm i përshkruhen qeverisë që ka përfunduar mandatin. Pra dorëheqja si akt është i konsumuar me përfundimin e mandatit më 23 mars”.

“Sa i përket asaj se si mund të vazhdohet tutje, e kam dhënë një sqarim dje duke u thirr në referenca dhe precedent të kaluar, d.m.th neni 70 i Kushtetutës, e parasheh që mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse emërohet anëtar i qeverisë. Pra nëse një deputet, nga një legjislaturë e re, e po ajo qeveri do t’i përgjigjet atij Kuvendi, pra kur deputeti kalon ministër, përfundon mandati”, ka thënë Murati.

Më tutje, ai ka cituar kryeministrin e dorëhequr, Albin Kurti, ku sipas tij, “deri në qeverinë Kurti 3 do të ketë qeveri Kurti 2”.

“Sa i përket asaj se si trajtohet një qeveri në detyrë apo ministër që merr mandatin, praktikat tregojnë se ministrat dhe kryeministrat dhe pasi kanë dhënë betimin si deputet, prapë janë kthyer dhe kanë marrë vendime si ministër në detyrë. Dorëheqja e dhënë apo e konsumuar me përfundimin e mandatit nënkupton që nuk ka konflikt deri në zgjedhjen e institucioneve të reja, pro siç e tha kryeministri, deri në qeverinë Kurti 3 do të ketë qeveri Kurti 2”, ka thënë Murati, duke bërë me dije se do të paguhet si ministër.

“Pagat do të vazhdojmë t’i marrim si qeveri në detyrë, derisa kryejmë këtë funksionin, por gjithsesi do t’i shohim praktikat e kaluara që besoj se e reflektojnë të njëjtën”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije…