
Murati: Pas plotësimit të gjitha kritereve, sot pranuam ndihmesën prej 50 milionë eurosh
01 qershor 2021
| 15:54
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se pas plotësimit të të gjitha parakushteve sot është pranuar ndihmesa prej 50 milionë eurosh nga Komisioni Evropian në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Makro-Financiare.
“Pas plotësimit të të gjitha parakushteve, sot kemi pranuar transhin e dytë prej 50 milionë eurosh nga Komisioni Evropian, në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Makro-Financiare”, ka shkruar Muratin në profilin e vet në “Facebook”.
Ai më tutje ka thënë se këto mjete do të ndihmojnë në luftën e pandemisë Covid-19. “Këto mjete do të na ndihmojnë në luftën ndaj pandemisë dhe për një rimëkëmbje ekonomike të shpejtë e të qëndrueshme”, u shpreh Murati.