Murati pjesë e forumit mbi ndikimin ekonomik të tarifës doganore 0% për produktet amerikane

28 gusht 2025 | 16:07

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ishte pjesë e forumit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane lidhur me vendimin për heqjen e tarifave doganore për produktet nga ShBA.

Në fjalën e tij, Murati vlerësoi se ky vendim forcon partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe krijon kushte më të favorshme për investime të reja, duke e bërë Kosovën më tërheqëse për investitorët amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Agron Llugaliu, theksoi se Dogana ka filluar me kohë zbatimin e vendimit dhe se përvoja nga marrëveshjet e mëparshme tregtare dëshmon qartë se liberalizimi i tregut sjell rezultate të prekshme, si rritje të eksporteve dhe përfitime për konsumatorët.

Në emër të Ambasadës së ShBA-së, e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, e përshëndeti vendimin si një hap të rëndësishëm për zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, duke theksuar se qasja më e lehtë në mallra cilësore amerikane do të sjellë përfitime si për konsumatorët, ashtu edhe për bizneset kosovare.

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar të zbatojë politika që forcojnë bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se lojtari i…