Murati: Po hyjmë në dimër pa e pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike

04 nëntor 2022 | 13:27

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se Kosova është përballur më shumë sfida në dy vitet e fundit.

Ai në një konferencë të përbashkët me udhëheqësin e  misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Gabriel Di Bella, me rastin e përfundimit të vizitës në Kosovë, ka thënë se Kosova po hyjnë në dimër pa e pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike, raporton “EO”.

“FMN-ja vazhdon ta mbështesë Kosovën në fushën e taksave dhe në politikën fiskale. Gjatë dy viteve të fundit kemi pasur disa sfidave, siç ishin pandemia, lufta në Ukrainë dhe tani kemi edhe një problem, që po hyjmë në një dimër pa pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike”.

“Jemi munduar që të kemi adresim në prioritetet si qeveri, si në infrastrukturë, shëndetësi e arsim, duke bërë që të shtohet buxheti”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri kosovar i derivateve, rrjetit të restoranteve dhe marketeve, korporata…