Murati pret reflektim nga opozita, opozita nga Vetëvendosja

01 maj 2025 | 10:03

Në objektin e Kuvendit të Kosovës ka arritur tashmë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se shpreson që të ketë reflektim nga opozita.

Ai para medieve tha se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka bërë lëvizje duke ftuar në takim krerët e dy partive opozitare.

“Ne kemi bërë propozimin tonë, kemi kryer obligimin kushtetues, është rradha që të votohet nga të gjithë deputetët, sepse është obligim i të gjithëve konstituimi i Kuvendit. Kemi bërë edhe hapa tutje, lëvizje, keni parë besoj me ftesën e kryeministrit Kurti drejtuar dy subjekteve të tjera, sepse siç e dini që tri partive më të madhe, u takon edhe pozita e nënkryetarit, në mënyrë që të kemi konsensus të lëvizim tutje, që mos të kemi bllokadë pas bllokade. Uroj që pas përgjigjes pozitive të njërit nga udhëheqësit e partive opozitare, në këtë rast të PDK-së, të ketë pasur reflektim që të lëvizet përpara dhe të themelohet institucionet”, tha ai.

Por, partitë opozitare po kërkojnë të reflektojë Lëvizja Vetëvendosje, nga e cila po kërkojnë kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,…