Murati pretendon se sipas FMN-së ‘Kosova këtë vit do ta ketë rritjen ekonomike më të shpejtën në Evropë’

24 prill 2025 | 11:32

Hekuran Murati, që po ushtron detyrën e ministrit të Financave, ka thënë se “Kosova do të ketë rritjen ekonomike më të shpejtën në Evropë” këtë vit.

Ai ka pretenduar se kështu është duke thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vitin 2025 Kosova do të ketë rritjen ekonomike më të shpejtën në Evropë”.

“Gjatë muajit të kaluar, kisha nderin që në Prishtinë të pres zv. Presidentin e Bankës Botërore Akihiko Nishio me rastin e tranzicionit të Kosovës në shtet donator në Bankën Botërore. Gjithashtu, kisha kënaqësinë të pres në takim edhe misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga shefi i misionit z. David Amaglobelli, në përmbyllje të programit dy-vjeçar të reformave të dakorduara me FMN-në. Në të dyja rastet, edhe Banka Botërore, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e përgëzuan Kosovën për reformat e ndërmarra, për performancën e mirë ekonomike, dhe për maturinë fiskale”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Murati ka thënë se “rezultatet e punës së mirë” vërehen “herët a vonë”.

“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen. A jemi aty ku e kemi potencialin? Natyrisht që jo. Ka shumë punë për t’u bërë. Por përkundër sfidave globale e pengesave vendore, do t’ia dalim. Vazhdojmë!”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Play-off”-i i Superligës së basketbollit do të vazhdojë sonte me…