Murati propozon që të votohet për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajt shkurt dhe mars

28 dhjetor 2020 | 12:26

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, ka propozuar që para se të votohet Projektligji për Buxhetin të votohet për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajt shkurt dhe mars në mënyrë që të shmanget ndonjë krizë buxhetore.

“Ka pasur disa tentativa që të kalohet në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, por brenda afateve që parashihen në Rregulloren e Punës së Kuvendit nuk ka arritur që të bëhet. Ne sot si komision e kemi mbajtur një mbledhje ku e kemi shqyrtuar këtë projektligj dhe me shumicë të votave ka marrë dritën e gjelbër që t’i rekomandohet Kuvendit për miratim”.

“Propozimi është që të votohet vendimi siç parashihet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike ku thotë se Kuvendi mund të zgjasë ndarjet buxhetore deri në tre muaj në rast të mungesës së Ligjit për Ndarjet Buxhetore. Sipas ligjit muaji janar është i mbuluar me automatizëm, derisa Kuvendi mund të vendosë që të ketë zgjatje për muajin shkurt dhe mars”, ka thënë Murati në Kuvendin e Kosovës.

I njëjti propozim nuk i ka marrë votat e nevojshme në Komisionin për Buxhet dhe Transfere pasi nuk ka pasur kuorum.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant,…