Murati: Qeveria sërish do të manipuloj në emër të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike

07 dhjetor 2020 | 22:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria Hoti pas kalimit të këtij ligji serish do të arsyetohet për shtyrjen e zbatimit të tij për shkak të buxhetit.

“Tash që edhe Ligji për Rimëkëmbje kaloi, qëllojani se cili do të jetë arsyetimi i radhës! Shënojeni diku se, TANI do të thonë që nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa kaluar buxheti i vitit 2021. Ata nuk e kanë hallin e qytetarëve dhe ekonomisë, por si t’ia zgjasin jetën kësaj qeverie ilegale e të zhvatin sa më shumë”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë i Muratit në “Facebook”:

Kur e morën qeverinë, thanë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar Rishikimi Buxhetor.

Thanë, fajin e ka opozita.

Kur u miratua Rishikimi Buxhetor, thanë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar Ligji për Rimëkëmbje.

Thanë, fajin e ka opozita.

Tash që edhe Ligji për Rimëkëmbje kaloi, qëllojani se cili do të jetë arsyetimi i radhës!

Shënojeni diku se, TANI do të thonë që nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa kaluar Buxheti i vitit 2021.

Dhe përsëri do ta fajësojnë opozitën.

Pra kuptojeni, këta nuk e kanë hallin e qytetarëve dhe ekonomisë. Hallin e vetëm e kanë se si t’ia zgjasin jetën kësaj qeverie ilegale e të zhvasin sa më shumë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ka…