Murati reagon sërish ndaj tre gjykatësve të Supremes: Do të ishte mirë ta lexonin aktgjykimin e Kushtetueses që të mos bëheshin horë

18 korrik 2025 | 14:32

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar sërish pasi Gjykata Supreme ka shfuqizuar Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Murati ka pohuar se deputeti llogaritet që i fillon mandati, pasi të ketë përfunduar konstituimi i Kuvendit. “Sipas Aktgjykimit KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese, <deputeti llogaritet që fillon të ushtrojë funksionin tek pasi të ketë përfunduar konstituimi i Kuvendit>. (Shih paragrafin 138 të Aktgjykimit, foto më poshtë)

Pra, meqenëse seanca konstituive ende s’ka përfunduar, sipas pikës 1 të Konstatimit në Aktgjykimin KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese, deputetët ende nuk janë mveshur me funksion, dhe rrjedhimisht as nuk kanë mundësi të ushtrojnë funksionin. E pa e ushtruar funksionin, s’mund të ketë as konflikt funksional apo papajtueshmëri sipas Nenit 72 të Kushtetutës”, ka pohuar Murati.

Ai ka theksuar se gjykatësit e Supremes janë lëshuar në interpretime të Kushtetutës. “Kurse paradoksalisht, në vendimin e fundit kundër digjitalizimit të arkave fiskale, tre gjykatësit e Gjykatës Supreme janë lëshuar në interpretime të Kushtetutës, duke thënë se funksioni i deputetit ushtrohet që nga <dita kur certifikohen rezultatet e zgjedhjeve>, dhe kësisoj kanë argumentuar që ka pasur konflikt funksional (megjithëse ata gabimisht e përdorin shprehjen “konflikt interesi” ngjashëm si disa deputetë të opozitës)”, ka thënë ai.

Mes tjerash, Murati ka shtuar se “ky interpretim i këtyre tre gjykatësve është në kundërshtim flagrant me atë çfarë ka thënë vetë Gjykata Kushtetuese disa javë më herët”. “Në vend se të lexonin statuset në ‘Facebook’ të deputetëve të opozitës, do të mjaftonte që tre gjykatësit e Supremes të lexonin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, që të mos bëheshin horë kaq publikisht me vendime absurde si ky për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për Arkat Digjitale Fiskale”, ka thënë ai.

Ndryshe, ditën e martë, Gjykata Supreme të Kosovës, ka marrë vendim për shfuqizimin Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë.

Vendimi i Gjykatës është marrë me arsyetimin se ky udhëzim është miratuar nga një qeveri dhe një ministër në detyrë, të cilëve u mungojnë kompetencat për nxjerrjen e akteve nënligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha, të enjten është larguar nga…