
Murati sulmon mediat: AGK-ja duhej të mbante konferencën para zyrave të oligarkëve mediatikë, e jo para qeverisë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është dashur që konferencën e mbajtur të premten, pas publikimit të raportit për lirinë e shtypit nga organizata Reporterët pa Kufij, ta organizonte “para zyrave të ndonjë oligarku që kontrollon media, e jo para Qeverisë”.
Sipas Muratit, raporti që e rendit Kosovën 24 vende më poshtë krahasuar me vitin 2024, në përmbajtje thotë pikërisht atë që thonë edhe zyrtarët qeveritarë.
“Mediat financohen nga reklamat e sektorit privat, dhe në disa raste edhe nga autoritetet KOMUNALE apo PARTITË POLITIKE. Për më tepër, PËRMES PRONARËVE TË TYRE, redaksitë e mediave private janë të ekspozuara ndaj NDËRHYRJEVE nga grupet e fuqishme të BIZNESIT DHE POLITIKËS”.