Murati, Tahirit: 100 euro mjaftojnë për familjet, për ata që blejnë armë e fishekë mund t’iu duken pak

14 prill 2022 | 14:37

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputeti të PDK-së, Abelard Tahirit, i cili ka thënë se 100 euro për qytetarët e Kosovës janë të pamjaftueshme.

“100 euro mund t’iu duken pak, por për qytetarët do të jenë më shumë se 1 herë, dikush e ka 1 pensionist, dikush 1 student në familje, është goxha ndihmesë e madhe në këtë kohë”, i ka thënë Murati, Tahirit.

Më tutje, Murati ka ironizuar me Tahirin, duke i thënë 100 euro mund të duken pak për ata që shpenzojnë mijëra euro në armë e fishekë.

“Për disa që shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për armë e fishekë mund t’iu duken pak, mirëpo për shumicën e familjeve mjaftojnë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Final Four i Ligës Unike do të organizohet në Pejë.…