Murati thotë se mund të ketë përsëri rritje të pagës minimale
Qeveria e Kosovës e ka miratuar dje projektligjin për caktimin e pagës minimale në vlerë prej 250 euro netosh, apo 264 euro bruto.
Lidhur më këtë, Hekuran Murati, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, në televizionin RTK, tha se kjo qeveri ka premtuar që paga minimale të jetë 250 euro neto, 264 euro bruto për 40 orë punë, apo 1.5 euro në orë dhe kjo po bëhet pas 11 vjetësh që nuk ka pasur rritje të pagës minimale.
“Nuk do të ndodhë që kjo do të përsëritet, por paga minimale do të rritet sipas rritjes ekonomike, do të ketë vijimësi, kjo rritje kësaj radhe është mbi 50 për qind. Megjithatë Sindikatat nuk po pajtohen me këtë, kundërshtimi i tyre është joracional dhe më shumë janë kërkesa proklitike, sindikatat në këtë mënyrë po bllokojnë rritjen e pagës minimale”, tha Murati.
Po ashtu, Murati tha se qeveria e ka miratuar edhe ndryshimin e shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.



