Murati thotë se për shkak të ndihmës së qeverisë, sot qytetarët kanë më shumë para në banka

22 shtator 2022 | 11:56

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hakuran Murati, ka thënë se për shkak të ndihmës së qeverisë, qytetarët e Kosovës, sot ka thënë më shumë para në banka.

Sipas tij në fillim të vitit ka pasur rënie të depozitave të qytetarëve për shkak të luftës në Ukrainë.

“Një indikator i rëndësishëm i ekonomisë është edhe niveli i depozitave të qytetarëve në sistemin bankar. Siç mund të shihet nga grafiku më poshtë, në fillim të vitit kishte një rënie të theksuar të nivelit të depozitave si rezultat i luftës që nisi në Ukrainë. Për shkak të rritjes së çmimeve e rrezikut të mbylljes së kufijve, qytetarët e bizneset nxituan të furnizoheshin me mallra, gjë që shkaktoi një rënie të nivelit të likuiditetit në ekonomi.  Mirëpo trendi kthehet në pozitiv në muajin prill, kur nis zbatimi i pakos mbështetëse për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, ku përfituan familjet në asistencë sociale, punëtorët e sektorit publik e privat, pensionistët e studentët.  Një gjë tjetër interesante që vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord.  Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën euro, ishte 4.88 miliardë euro”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi u largua nga Barcelona me përfundimin e sezonit…