Murati tregon marrëveshjen më të rëndësishme që u nënshkruar në Elbasan

26 nëntor 2021 | 14:50

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka bërë me dije se krijimi i Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar për zbatimin e marrëveshjeve si dhe për koordinimin e bashkëpunimit për fushat e tjera në mes të Prishtinës dhe Tiranës është dokumenti më i rëndësishëm që është nënshkruar sot në mbledhjen e përbashkët në mes të dy qeverive shqiptare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky sekretariat nëse ka vullnet politik, mund të shndërrohet në embrionin e administratës së përbashkët kombëtare.

“Nga të gjitha marrëveshjet dhe memorandumet e sotme të mbledhjes së dy qeverive, ai i krijimit të Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar për zbatimin e marrëveshjeve si dhe për koordinimin e bashkëpunimit për fushat e tjera në mes të Prishtinës dhe Tiranës është më i rëndësishmi. Një sekretariat i tillë, me kohën, nëse ka vullnet politik, mund të shndërrohet në embrionin e administratës së përbashkët kombëtare”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës ka udhëtuar sot drejt Durrësit,…