Murati udhëton në ShBA, merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar
22 tetor 2024
| 11:22
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka udhëtuar për në Shtete të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka njoftuar Ministria e Financës në një komunikatë për media.
“Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të shteteve nga e mbarë bota”.
“Gjatë qëndrimit në Washington DC, ministri Murati pritet të takojë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje”, ka njoftuar Ministria e Financave.



