
Murati: Vota jonë është kundër kandidatëve nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar procesin e konstituimit të Kuvendit ku pritet të zgjidhet edhe nënkryetari i 5-të i Kuvendit që është nga radhët e komunitetit serb.
Ai në një postim në “Facebook” tha se vota e tyre është kundër për cilindo kandidatë për këtë post nga radhët e Listës Serbe.
“Para deputetëve janë dy opsione:- Të zgjedhin njërin nga 9 deputetët e Listës Serbe, që nënkupton dikush i dirigjuar nga terroristi Milan Radojçiq në kryesi të Kuvendit, apo- Të zgjedhin një deputet si z. Nenad Rashiq që nuk është nga Lista Serbe”.
“Ne e kemi bërë të qartë që për cilindo nga Lista Serbe, e cila punon kundër Republikës së Kosovës, vota jonë është kundër”.
Postimi i plotë i tij:
Kuvendi sot e ka mundësinë të përmbyllë procesin e konstituimit duke zgjedhur edhe nënkryetarin e 5-të që sipas Kushtetutës duhet të jetë nga komuniteti serb.
Para deputetëve janë dy opsione:
– Të zgjedhin njërin nga 9 deputetët e Listës Serbe, që nëkupton dikush i dirigjuar nga terroristi Milan Radojçiq në kryesi të Kuvendit, apo
– Të zgjedhin një deputet si z. Nenad Rashiq që nuk është nga Lista Serbe.
Ne e kemi bërë të qartë që për cilindo nga Lista Serbe, e cila punon kundër Republikës së Kosovës, vota jonë është kundër.
Prandaj i vetmi opsion që mbetet për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit është z. Rashiq.
Për cilin opsion janë deputetët e opozitës?