Muric kontribuon në përmbysjen e madhe, Sassuolo triumfon ndaj Udineses

15 shkurt 2026 | 15:26

Arijanet Muric ishte pjesë e rëndësishme e fitores me përmbysje të US Sassuolo ndaj Udinese Calcio me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 25-të të Serie A.

Skuadra vendase e mbylli pjesën e parë në epërsi falë golit të mbrojtësit francez Oumar Solet në minutën e 10-të, duke vënë në vështirësi Sassuolon.

Megjithatë, në pjesën e dytë erdhi reagimi i menjëhershëm i mysafirëve. Armand Laurienté barazoi në minutën e 56-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Andrea Pinamonti përmbysi gjithçka për 2:1, pasi më herët kishte asistuar edhe te goli i parë.

Portieri kosovar, Arijanet Muric, pati një paraqitje të qëndrueshme dhe të sigurt, duke ndihmuar skuadrën e tij ta ruajë avantazhin deri në fund.

Me këtë fitore, Sassuolo rikthehet te suksesi pas humbjes nga Interi javën e kaluar, ndërsa si Sassuolo ashtu edhe Udinese mbeten me nga 32 pikë në mesin e tabelës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka konfirmuar pjesëmarrjen…