Muric: Luftojmë për vendin e parë në grup, duam më shumë se “play-off”-i

13 nëntor 2025 | 11:51

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, synon një garë “dhëmbë për dhëmbë” me Zvicrën për vendin e parë në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Në një “podcast” të publikuar në kanalin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës në “YouTube”, Muric ka thënë se objektivi i tyre është vendi i parë në grup, duke theksuar se ekipi po kalon një formë të mirë fizike dhe psikologjike, dhe ka gjasa reale për fitore në ndeshjen kundër Sllovenisë.

Megjithatë, gardiani i Sassuolos ka shprehur keqardhje që nuk do të mund të luajë për shkak të pezullimit me kartonë.

“Kam besim të plotë te portierët e tjerë. Ata stërviten njësoj si unë dhe japin maksimumin çdo ditë për t’u përmirësuar. Jam i sigurt që janë gati”, është përgjigjur Muric kur është pyetur nëse beson te bashkëlojtarët e tij në portë.

Kombëtarja e Kosovës më 15 nëntor do të zhvillojë ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Botërorin kundër Sllovenisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Merxhan Avdyli Majlinda Sinani-Lulaj, “...i njëjti gur”, “Litera”,…