Muriqi beson në fitore ndaj Turqisë
30 mars 2026
| 11:13
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për medie, ku prezent selektori i Kosovës Franco Foda dhe kapiteni dardan, Vedat Muriqi.
Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se beson në fitore, ndërsa sipas tij, kjo datë është historike për shtetin e Kosovës.
“Pas Pavarësisë mund të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë. Nuk dua t’i bëj presion bashkëlojtarëve apo vetës, por besoj nëse në fitore e pastaj të festojmë në shesh”, ka thënë Muriqi.
“Pirati” gjithashtu është pyetur edhe për cilësinë kundërshtarit, ndërsa ai vendosur të mos flas shumë për këtë.
“Për kualitetin e Turqisë nuk flitet, duhet të bëjmë një lojë ekipore për të qenë më mirë se Turqia”, ka thënë Muriqi.



