Muriqi dhe Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

23 mars 2026 | 11:51

Dy futbollistë shqiptarë, kanë zënë vend në 11-shen më të mirë të xhiros në Serie A të Italisë, të përzgjedhur nga faqja e specializuar “SofaScore”.

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq dhe mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti janë përfshirë në formacionin e xhiros së 30-të në elitën e futbollit italian.

Si Muriq ashtu edhe Gjimshiti, patën paraqitje fantastike te Sassuolo, përkatësisht Atalanta, skuadra që morën rezultate pozitive në xhiron e fundit.

Muriq është vlerësuar me notën 8.7 për barazimin 1:1 të Sassuolos në udhëtim te Juventusi, pasi është shpallur lojtari i ndeshjes dhe priti penalltinë në minutat e fundit të ndeshjes për ti siguruar një pikë ekipit të tij.

Ndërkohë, Gjimshiti ka marrë notën 8 për paraqitjen në fitoren e Atalantas, ekip që triumfoi 1:0 në shtëpi kundër skuadrës së Veronës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac…