Muriqi dhe Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

06 prill 2026 | 14:17

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi i është afruar edhe më shumë francezit Kylian Mbappe në garën për golashënuesin më të mirë të sezonit në La Liga.

Sulmuesi i Mallorcas, jo vetëm që mposhti Real Madridin me golin e tij në ndeshjen e fundit, por është i është afruar Mbappen në listën e golashënuesve më të mirë.

Mallorca, të shtunën e shkuar mposhti 2:1 Real Madridin, falë golit të Muriqit në fund të ndeshjes, i cili tani numëron 19 gola në kampionat.

Muriqi ka vetëm katër gola më pak se Mbappe, që prinë në listën e golashënuesve me 23 gola të realizuar por që nuk ka shënuar në tri ndeshjet e fundit.

Deri në fund të këtij sezoni në La Liga kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u luajtur kurse gara mes Mbappes dhe Muriqit për çmimin e shënuesit më të mirë mbetet e hapur.

Në xhiron e radhës, Real Madridi përballet me Gironan kurse Mallorca luan kundër Rayo Vallecanos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Vinicius Junior po përgatitet për një transferim spektakolar gjatë…