
Muriqi e vazhdon kontratën me Mallorcën deri në vitin 2029
09 korrik 2025
| 12:55
Vedat Muriqi do të vazhdojë të luajë në Spanjë, duke i hedhur poshtë përfundimisht spekulimet për një rikthim të mundshëm në Turqi.
Futbollisti kosovar e ka vazhduar kontratën për dy vjet të tjerë me Mallorcën, që nënkupton se ai do të jetë i lidhur me klubin ishullor spanjoll deri në vitin 2029.
29-vjeçari ishte transferuar më Mallorca në janar të vitit 2022 pas një eksperience dëshpëruese që e kishte në Itali me Lazion.