Muriqi fiton betejën me Covid-19

29 shtator 2020 | 13:15

Vedat Muriqi fiton betejën me koronavirusin. Transferimi më u fundit te Lazio ka marrë lajmin e mirë se e ka mposhtur COVID-19, ndërsa pret edhe përgjigjen e testit të dytë.

Duke iu referuar asaj që shkruan “Corriere Dello Sport”, shumë shpejt Muriqi do të udhëtojë drejt Italisë për të nisur përgatitjet me skuadrën kryeqytetase edhe pse debutimi i tij pritet të ndodhë pas pauzës së kombëtareve.

Blerja e kartonit të Muriqit nga Fenerbahce i kushtoi arkave të Lazios 18 milionë euro plus 2 të tjera në formë bonusesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur, Pierce Brosnan, ka nxjerrë në shitje “pallatin”…