Muriqi i prinë sulmit në ekipin e xhiros të La Ligas

16 dhjetor 2025 | 12:21

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi edhe një herë është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në La Liga të Spanjës.

Paraqitja e tij në fitoren e fundit të Mallorcas, ka bërë që Muriqi të jetë pjesë e 11-shes më të mirë për xhiron e 16-të nga faqja e specializuar “SofaScore”.

Javën e shkuar, Mallorca triumfoi 3:1 ndaj Elches, ndeshje në të cilën Muriqi kontribuoi me një gol të shënuar me kokë.

Muriqi është vlerësuar me notën 8.0 dhe i prinë sulmit të ekipit të xhiros në La Liga, ku prapa përkrahet nga Jude Bellingham i Real Madridit dhe Raphinha i Barcelonës.

Sulmuesi kosovar është njëri prej dy lojtarëve të Mallorcas në këtë formacion, ndërsa është në top-treshe të golashënuesve të kampionatit.

Këtë sezon, Muriqi po shkëlqen me fanellën e Mallorcas, kun ë 15 ndeshje kampionale ka shënuar 15 gola.

Aktualisht, Malloca zë vendin e 14-të në tabelë me 17 pikë të grumbulluara kurse xhiron e ardhshme përballet me Valencian në udhëtim, ndeshje kjo që luhet të premten mbrëma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet me numër 28, Hajdar Beqa,…