Muriqi: Kisha ofertë nga Turqia, por zgjodha Kosovën

28 tetor 15:25

Sulmuesi Vedat Muriqi e ka pranuar se ka pasur ofertë për t’iu bashkuar Kombëtares së Turqisë U21. Ai ka thënë se në atë kohë erdhi ftesa e Përfaqësues A të Kosovës dhe vendosi ta pranonte ketë të fundit.

“Unë isha duke u përcjellë nga Turqia, por jo nga ekipi A. Bëhet fjalë për ekipin U-21 të Turqisë, pasi mua më donte trajneri Abdullah Ercan. Dokumentacioni ishte duke u proceduar, por më pas më erdhi oferta nga ekipi përfaqësues A i Kosovës dhe shkova për të luajtur për vendin tim”, ka thënë Muriqi për mediet turke.

Vedat Muriqi po shkëlqen me fanellën e Kosovës, por edhe me skuadrën e Fenerbahçes.

/Epoka e re/ 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktoren e shkëlqyer Emily Clarke e njohim kryesisht për rolin…